Saturday, March 30, 2013

Bayern vs. Juventus - të gjitha detajet

Bayern vs. Juventus
Ndeshja e madhe e shumë pritur midis Bayernit dhe Juventusit po afron, e bashk me të po afrohen edhe emocionet e tifozëve të të dyja skuadrave, po edhe të futbollit në përgjithësi. Këtu i keni të gjitha detajet e këtyre dy skuadrave, statistika, fakte dhe detaje të tjera. Ata që i duan statistikat besoj do të mbesin të kënaqur.

Takimet e mëparshme

  • Të gjitha takimet zyrtare të fundit (6 sosh) janë luajtur në Champions League në fazën e grupeve, dhe të gjitha që nga Tetori i 2004. Juventusi i ka 3 fitore, Bayerni 1.
  • Herën e fundit në Gjermani u takuan në sezonin 2009/10 dhe ndeshja mbaroi pa gola. Në ndeshjen e 2 të grupit Bayerni triumfoi në Torino me rezultat 1-4. Bayerni vazhdoi tutje, Juventusi vazhdoi në Europa League.
  • Formacionet e ndeshjes së fundit në Munich -
    Bayern: Butt, Braafheid, Van Buyten, Ottl, Lahm, Badstuber, Müller, Schweinsteiger, Ribéry, Robben (Olić 45), Klose (Gomez 74).
    Juventus: Buffon, Chiellini, Felipe Melo, Grosso, Marchisio, Camoranesi (Tiago 90), Grygera, Diego (Poulsen 60), Legrottaglie, Iaquinta, Trezeguet (Amauri 74).
Backgroundi i ndeshjes
  • Bayerni arrin për herë të 4 në çerekfinale të garës së Championsit në 5 vitet e fundit pasi eliminoi Arsenalin.
  • Bayerni ka fituar 17 nga 18 ndeshjet e fundit në shtëpi në garat Europiane, humbja e vetme në këto takime ishte sezoni 2010/11 2-3 nga Interi.
  • Bayerni u takua me një ekip Italian rrugës për në fazat finale sezonin e fundit. Ata fituan 3-2 në Allianz Arena ndaj Napolit falë një hetriku të Mario Gomez.
  • 14 herë u takua me ekipe Italiane në 5 sezone të fundit Bayerni. Bayerni ka fituar 4, ka barazuar në 1 dhe ka humbur 6 ndeshje të fundit në shtëpi. Rekordi i përgjithshëm është 12F 8B 15H.
  • Juventusi është në çerekfinale të Champions për herë të tetë. Hera e fundit ishte 2005/06 kur u eliminuan nga Arsenali. Në gjysmë finale nuk është që nga 2002-03 kur e eliminoi Barcelonën.
  • Juventusi është i pamposhtur në 18 ndeshjet e fundit në Europë.
  • Italianët humbën në Mynih në finalen e vitit 1997 jo nga Bayerni, por nga Borussia Dortmund me rezultat 3-1. Mirëpo, Torinezët e mposhtën në 1993 Dortmundin (atëherë finalja ishte me 2 takime). Në Gjermani, Juventusi ka 8 fitore, 5 barazime e 7 humbje.
  • Antonio Conte ka shënuar në ndeshjen e sezoni 94/95 ndaj Eintracht Frankfurt si dhe ndaj Dortmundit.
Gjërat që i lidhin protagonistët me ekipet kunrështare
  • Jupp Heynckes ishte trajneri i Real Madrid kur skuadra Madriliene e mposhti Juven në sezonin 97/98 me rezultat 1-0. Conte u fut në atë lojë në pjesë të 2.
  • Andrea Barzagli ka luajtur për Wolfsburgun në 3 sezone, duke u shpallur kampion i Gjermanisë me atë skuadër në sezonin 2008/09. Nga 5 takime ndaj Bavarezëve, ai ishte vetëm njëherë në anën e fituesit.
  • Vidal sa ishte në Leverkusen i ka shënuar 2 herë Bayernit, por kurr nuk arriti të fitoi ndaj kësaj skuadre në Bundesligë. 
  • Mes 2009-2011 Vidal ishte nën urdhërat e Heynckes sa ishte në Leverkusen. Ai poashtu ishte bashkëlojtar me Kroos.
  • Rafinha luajti në Serie A, për Genoan në sezonin 2010/11.
  • Pirlo dhe Mandzukic shënuan në Barazimin e Italisë ndaj Kroacisë 1-1 në Euro 2012.
  • Buffon, Barzagli, Bonucci, Chiellini, Marchisio dhe Pirlo luajtën në ndeshjen ndaj Gjermanisë në Euro 2012 që përfundoi me rezultat 2-1. Për Gjermaninë luajtën Manuel Neuer, Jérôme Boateng, Badstuber, Philipp Lahm, Bastian Schweinsteiger, Kroos, Gomez dhe Thomas Müller si zëvendësues.
  • Buffon dhe Pirlo luajtën në ndeshjen që Italia e fitoi në Botërorin 2006 në extra time ndaj Gjermanisë. Ndeshja përfundoi 2-0. Në atë ndeshje luajti edhe Lahm, kurse Schweinsteiger u fut si zëvendësues.
  • Anelka dhe Pizzaro ishin bashkëlojtar tek Chelsea në vitin 2008. Anelka poashtu luajti bashkë me Riberyn, në kombëtare.
  • Shaqiri dhe Lichsteiner luajnë bashkë në kombëtaren Zvicerane.
Nëse dini edhe ju ndonjë fakt interesant, shprehuni në komente.















No comments:

Post a Comment