Whitehat dhe Blackhat janë 2 teknikat kryesore që përdoren në SEO (Search Engine Optimization apo Renditje në makinat e kërkimit). Do mundohem të u shpjegoj më gjërësisht, por thelbi është se "Whitehat" është legale dhe e
drejtë sipas makinave të kërkimit, kurse blackhat është kur punohet kundër rregullave dhe kërkesave të tyre.
Pra witehat paraqitet kur punohet për rënditje në makinat e kërkimit sipas rregullave dhe guidave të googles, kurse blackhat kur bëhet kundër tyre. Ideja e whitehat është që përmbajtja e faqes të jetë e mirë për lexuesin, e jo për makinën e kërkimit, dhe pastaj në bazë të përmbajtjes faqja të rritet.
Kurse blackhat paraqet situatën kur mundohemi të pozicionojmë një faqe në forma që nuk lejohen nga rregullat dhe udhëzimet e makinave të kërkimit. Blackhat parqitet në forma të ndryshme dhe është 99% e sigurtë se nëse e përdorni këtë metodë google do të ju vërej dhe do të ju de-indeksojë totalisht.
Dallimi
Është e thjeshtë dhe logjike - Blackhat sjell renditje më të shpejtë në terma që kanë konkurrencë madje të madhe, por qëndron për një kohë të shkurtër, dhe pasojat janë të parevokushme.
Kurse whitehat kërkon më shumë kohë, përkushtim, punë, por në momentin që renditeni mirë në një term të caktuar, e keni të garantuar se do të qëndroni aty për një kohë të gjatë.
Si të rëndis faqen time në google? Çfarë metode të përdor?
Në rast se pretendoni të bëni një përfitim afatshkurtër, dhe të punoni për terma që kanë kërkime të shumta e të renditeni shpejtë, automatikisht orientoheni drejt blackhat. Mirëpo, në momentin që e kuptoni se po përdorni këtë metodë, duhet të jeni të vetëdijshëm se rreziku për përjashtim është aty, dhe de-indeksimi mund të ndodh nga momenti në moment.
Pra para se të filloni të punoni me këtë metodë, ju duhet të jeni "psiqikisht të pregaditur" për dënim nga google. Gjithsesi, nëse dini të shfrytëzoni situata të ndryshme, mund të përfitoni edhe me renditje të përkohshme në terma të caktuar.
Në anën tjetër, në rast se keni kohë të punoni, dhe pretendoni që të qëndroni për kohë të gjata të renditur për ndonjë term të caktuar në google, atëherë do të duhet të punoni me metodën whitehat. Ajo kërkon fokusim, përqëndrim, angazhim, nerva, dhe mbi të gjitha gjënë më të çmuar - kohën.
Po për klientët/bizneset?
Në rast se jeni indivit apo kompani që ofroni shërbime të SEO-s, besoj se jeni të vetëdijshëm se blackhat nuk duhet të përdorni asesi. Kjo sepse ju mund të fitoni rezultate në periudha afatshkurtëra, por do të vie një ditë dhe google do të ju largojë klientin fare nga google, pra çfarëdo që të kërkohet rezultatet për faqen e tij nuk do të shfaqet.
Gjithsesi, është e qartë se do të keni presion të vazhdueshëm nga klienti, sepse koha është flori për të gjithë. Gjëja më e mirë që mund të bëni është të i shpjegoni atij para se të filloni punën se duhet të jetë i durueshëm dhe se për rezultate të mira dhe të qëndrueshme duhet kohë.
E vetmja formë preferohet përdorimi i Blackhat është për faqe/nismë apo çfarëdo gjëje tjetër personale, apo me grup të caktuar personash, por që të gjithë duhet të jenë të vetëdijshëm për rezultatet e shkurtëra. Gjithsesi, nëse rënditeni psh për fjalën kyçe "Online Poker" në faqe të parë, edhe 10 orë apo ndoshta dhe më pak ju mjaftojnë.
Përfundim
Blackhat përdoret kur kemi kohë të limituar, dhe kur bëjmë një faqe personalisht, apo për persona që janë të vetëdijshëm për pasojat e kësaj metode, përfshirë dhe veten. Whitehat përdorim nëse kemi kohë dhe durim në dispozicion, si dhe për klientët. Për çfarëdo qëllimi që të përdorim njërën nga metodat përfundimi është i njejtë - Deindeksim nga google për një kohë të shkurtër (blackhat), qëndrimi në pozitat e para për një kohë të gjatë - (whitehat).

No comments:
Post a Comment