Sunday, December 15, 2013

Receta Gatimi Shqiptare - Projekt i fundit

Receta Gatimi Shqiptare
Kohëve të fundit kam punuar me një projekt për disa autore, konkretisht një blog me receta në Shqip.

Vajza të talentuara që kuzhinën e kanë pasion më kanë kontaktuar duke më treguar idenë e tyre dhe duke më ftuar që të bëhem pjesë e projektit. Pasi dëgjova për planin dhe gjithçka tjetër, me shumë kënaqësi iu bashkangjita. Jo se di të pregadis, por morra përsipër krijimin e webfaqes, mirëmbajtjen dhe pjesën e marketingut.

Projekti në fjalë është Receta Gatimi Shqiptare (klikoni mbi tekst për të e vizituar). Në të do të gjeni receta të ndryshme, origjinale e besa edhe të shijshme. Projekti është lansuar sot dhe deri më tani jan postuar 4-5 receta, por që në ditët në vijim do të përditësohet mjaft.

Besoj se për ata që janë të pasionuar pas ushqimit ky blog do të jetë një vend i mirë ku do të e gjejnë veten, të provojnë ushqime të reja, apo edhe të ndajnë "krijime" personale me tjerët. 

Për çdo kritikë, sygjerim, ide, recetë - ju ftoj të vizitoni faqen në Facebook - dhe mirëmbajtëset e blogut do të ju përgjigjen me kënaqësi. 

No comments:

Post a Comment