Ka disa vite që në shumë faqe të ndryshme të facebookut po postoj video (flas për upload/ngarkim të videos në server, jo si link), e asnjëherë nuk kam pasur problem.
Sot, e pashë një video interesante të një prezantimi të PS4 nga Sony (të cilën ju ftoj ta shikoni) dhe mendova që ta shkarkoj nga youtube, dhe të e ri-ngarkoj tek njëra nga faqet e mia në facebook, duke tentuar kështu që drejtpërdrejtë të kem ritje të aktivitetit të faqes.
Për 3 minuta video kishte 3 "shares" dhe 15 "likes", por vetëm pas 3 minutave video nuk ekzistonte më. Mendova se mos menaxheri tjetër i asaj faqe e kishte fshirë, por ai as nuk ishte online. Duke menduar që të e ri-uploadoj videon, mu shfaq ky mesazh nga facebook:
Bëra pak research dhe nuk e pash asnjë njoftim zyrtar apo artikull në ndonjë faqe të madhe të huaj që të lajmërojë se facebook ka filluar të mirret seriozisht me këtë punë (pasi që dihet se rregulli si i shkruar ekzistonte që moti).
Mbetet të shihet se sa efektive do të jetë kjo punë dhe se a do të pasojnë raportimet e artistëve/televizioneve për viedot e shumta që postohen në facebook dhe që deri më sot nuk janë prekur fare. Nëse një gjë e tillë do të ndodh, faqe të shumta do të jenë në rrezik të suspendimit.

No comments:
Post a Comment