Monday, March 18, 2013

A janë në dijeni autorët e emisionit "Kabare" për kualitetin dhe audiencën?

Kabare gjatë një epizodi "shumë qesharak"
Mund të ju duket qesharake si pyetje, por e kam shumë seriozisht - A janë në dijeni autorët dhe protagonistët e emisionit "Kabare" të Televizionit kombëtar RTV 21 për kualitetin e dobët, dhe audiencën shumë e vogël që kanë?

Kjo pytje më lindi natyrshëm kur e shikova një pjesë të një epizodi të Kabaresë (e kam seriozisht, kam shikuar Kabarenë për 5 minuta dhe nuk më ka ndodhur asgjë!!!).

Kabare pretendon të jetë një emision humoristik, por që nuk ka asnjëfarë lidhje me humorin, kjo është shumë e sigurtë dhe e qartë.

I vetmi humor që rrjedh nga kabareja dhe që i bën njerëzit që të qeshin, janë fotot, statuset, videot, shakatë e shumta nëpër rrjetet Sociale që i dedikohen këtij emisioni "të çmuar".

Sensi i humorit është poshtë zeros, dhe tendenca për të sjellur ndryshime, duke përdorur emisionin dhe televizionin që kontrollojnë vet disa nga protagonistët e emisionit, vetëm sa e kanë bërë edhe më "palidhje" gjithë këtë katrahurë.

Barcoletat, Tekstet e Këngëve, Sensi i humorit, janë vetëm disa nga pjesët e emisionit që të bëjnë të qash e jo të qeshesh.

Të vetmit që qeshen me emisionin janë autorët dhe pjesmarrësit e tij, e ndoshta edhe disa familjarë e punonjës, të cilët të shkretit, nuk kanë qare pa qeshur sepse i vjen keq që të i thonë në fytyrë kualitetin shumë të dobët të emisionit. Megjithatë, dikush duhet..

No comments:

Post a Comment