emër i ngjajshëm/njejtë me ndokë që ka vite që është online).
Mund të ju dukej qesharake në momentin e parë që e lexuat temën, por ka shumë persona që e lënë anash këtë punë, pikërisht sepse i duket punë shumë e lehtë. Sa më shumë që e shtyeni, aq më shumë vizitor humbni..
Pse është e rëndësishme renditja me emrin e faqes në google?
Nuk e di se sa e keni vënë re, por shumica e përdoruesve Shqiptar të internetit, kur duan të hapin ndonjë faqe, më përpara shkojnë në google, shkruajnë emrin apo domainin e faqes dhe pastaj futen në faqe. Në fakt, nuk është se jemi të vetmit, kjo ndodh shumë edhe në vendet tjera.
Personalisht kam vëzhguar këtë punë dhe e kam vërejtur tek shumë persona se kur duan të futen në ndonjë faqe, futen në google dhe e shkruajnë emrin. Besoj se më shumë se kaq nuk ju duhet për të ju bindur që prioritet kryesor dhe urgjent i juaji duhet të jetë renditja në vend të parë me emrin e faqes suaj në google.
Pse në vend të parë?
Analiza të shumta nga ekspertë të ndryshëm të makinave të kërkimit, madje vet microsofti, kanë bërë studime se sa klikohen rezultatet nëpër google. Përfundimi? 80-90% e vizitorëve klikojnë vendin e parë dhe nuk vazhdojnë të kërkojnë për pozita tjera.
Pozicioni në faqen e parë
|
Klikimi në përqindje
|
1
|
89%
|
2
|
33%
|
4
|
17%
|
5
|
17%
|
7
|
6%
|
Ilustrim
Personalisht kam qenë pjesmarrës në shumë projekte të ndryshme (webfaqe), dhe në shumë nga to kam punuar për renditje në makina të kërkimit, andaj më është dhënë rasti të eksperimentoj për shumë çështje të ndryshme. Këtu keni një ilustrim në grafik (vizitat vetëm nga makinat e kërkimit) se si ndikoi renditja në vend të parë me emrin e faqes, dhe pastaj rënia nga ajo pozitë.
![]() |
Ilustrim. Klikoni mbi foto për ta parë të plotë. |
Përfundim
Qëllimi i këtij artikulli është vetëdijësimi se gjëja e parë që duhet të bëni është të punoni që ta rendisni biznesin tuaj me emrin e faqes në pozitë të parë. Mos e anashkaloni këtë fakt, sepse mund të ju kushtoj me vizita të humbura, dhe rrjedhimisht me humbje të fitimit (të vizitorve, klientëve, parave, etj.)
No comments:
Post a Comment