Saturday, May 25, 2013

Cyanide - Sa origjinale është kjo video?

Nga Video "Cyanide flet per Zotin, edhe Illuminati"
Para se të filloni të lexoni, duhet ta keni parasysh që admiroj tepër muzikën e Cyanide, dhe deri para disa ditësh madje isha një fans shumë i flakt i tij (tani jam një fans i zhgënjyer). Qëllimi i këtij artikulli është thjesht për të evidentuar një çështje të caktuar, dhe unë ftoj këdo që mendon se nuk është e vërtetë ajo që do paraqes të më bindi se është ndryshe, me argumente.

Në rast se e keni parë videon ku Cyanide flet për Zotin e Illuminatin, jam i bindur se përshtypja e parë që do të keni kur të shihni fillimin e artikullit është se jam kundër mendimit të tij që shfaqi kundër zotit. Nuk është ajo. Secili e ka të drejtë të ketë mendimin e vet.

Personalisht, nuk jam shumë i dhënë pas konspiracive të ndryshme, edhe pse shpesh lexoj e shikoj video të shumta që flasin për tematika të tilla. Dhe përderisa edhe Cyanide e nxorri një video ku fliste për Zotin dhe Illuminatin, isha kurreshtar të dëgjoja mendimin e tij (si përcjellës i muzikës që kultivon ai).

Të mos e harroj të e riceki - pavarisht gjithçkaje, unë do ta vazhdojë të e dëgjoj Cyaniden, përderisa kultivon llojin e muzikës që e kultivon, dhe përderisa vazhdon të mbetet më i miri në tekste në gjithë Shqiptarinë (mendimi im).

Fillova që ta dëgjojë videon, dhe gjëja që më bëri përshtypje përgjat saj, ishte përdorimi i termave "Reprezantim", "Konstilacion", pastaj edhe kur foli për "Horus-in" (perëndinë Egjiptiane), më ngjasonte se e kam dëgjuar diku tjetër. Dhe, si duket nuk isha gabim.

Në llaptopin tim personal bëra ca kërkime për material, dhe pasi i shikova pjesë-pjesë dokumentaret që posedova, e gjeta atë që kërkoja tek Filmi Dokumentar "Zeitgeist - The Movie" (kliko në titull për të parë dokumentarin Online pa pagesë dhe faqen zyrtare").

Filmi "Zeitgeist" i vitit 2007 flet përgjithësisht për 3 aspekte, pra është i ndarë në 3 pjesë - Pjesa 1 ku flitet SAKTËSISHT për atë që flet Cyanide në video (pra se zoti "nuk ekziston"), pjesa e dytë flet se si ngjarjet e 11 Shtatorit në Amerikë janë një ngjarje e sajuar nga Elita Amerikane dhe asgjë më shumë, dhe pjesa e tretë për kontrollin që ka Banka Qëndrore apo një pjesë Elitare mbi gjithçka ndodh në amerikë.

Pra, po e them përsëri - AJO QË FLET CYANIDE NË SHUMICËN E VIDEOS ËSHTË KRYEKËPUT E NJEJTË ME ATË QË THUHET NË PJESËN E PARË TË KËTIJ DOKUMENTARI.

Kur flitet për çështje të tilla është OK që të informohesh sadopak dhe të flasësh në bazë të informacioneve që posedon nga burime tjera, por, bukfalisht TË PËRKTHESH një dokumentar të tërë dhe të thuash se po flet mendimin tënd, nuk më duket e drejtë.

"Teoria e Cyanide" që në fakt është e dikujt tjetër

Në rast se e shikoni filmin dhe pastaj e dëgjoni Cyaniden, do të vëreni ngjajshmëri të shumta. Do të ishte shumë postim i gjatë të mirresha me të gjitha, por po ju paraqes disa.

Cyanide e fillon videon duke folur për Diellin dhe mënyrën se si ai portretizohet si zot (sidomos nga minuta e parë e videos). NJËSOJ FILLON EDHE PJESA E PARË E DOKUMENTARIT!!
Pjesë nga Fillimi i Dokumentarit "Zeitgeist"
Ne minuten 1:51 e tutje, Cyanide thotë "Qysh se 10,000 vjet para Krishtit njerëzit e kanë adhuru diellin sikur zot". Njësoj, në atë video ceket se "Që nga 10,000 vjet para Krishtit ekzisojnë shkrime dhe shenja që tregojnë adhurimin e njerëzve për këtë objekt".

Menjëherë pas kësaj Cyanide thotë se "Gjithashtu njerëzit në atë kohë i kanë përcjell yjet në qiell" dhe se "i përdornin ato për me i parashiku me saktësi ndodhimet e asaj kohe". Çuditërisht, edhe në këtë video flitet SAKTËSISHT E NJEJTA GJË!!

Pjesa e Dokumentarit ku fillon te flitet per yjet
Në dokumentar thuhet "Gjithashtu, ata ishin të informuar për yjet. Shikimi i yjeve i lejonte ata që të njihnin dhe parashikonin ngjarjet që shfaqeshin gjatë një periudhe të gjatë kohore, si eklipset apo hënat e plota."

Menjëherë pas kësaj pjese, Cyanide thotë "Këta janë ata që i kanë grupu yjet në grupe që na sot i quajmë Konstilacione". IDENTIKE pjesa në video:
Njëlloj si ajo që thotë Cyanide

Cyanide nga minuta 2:18 flet edhe për Kryqin e Zodiakut (dielli në qendër, 12 muajt, 4 stinët, e gjitha flitet në dokumentar), dhe shpjegon gjithë atë që shpjegohet edhe në dokumentar dhe Shfaqet si në foton më poshtë

Flet edhe për "Zotin" Egjiptian "Horus", që e "sillte dritën". Mirëpo, Cyanide thotë se ai e paska pasur një armik, të quajtur "Set", dhe Horus e paska fituar çdo mëngjes betejën me "Set", kurse "Set" fitonte në mbrëmje. Dokumentari? Të njejtën Gjë!!

Këto janë vetëm disa pjesë të asaj që thotë Cyanide (kliko këtu për të parë videon) dhe atë që thuhet në dokumentar (kliko këtu për të parë Dokumentarin).

Nuk mu duk e drejtë ajo që bëri Cyanide, duke pretenduar se gjatë gjithë videos po e shpreh mendimin e tij, por që në fakt mëse 80% e videos ishte kopje e asaj që flitet në Dokumentar, dhe Cyanide, as që e përmendi këtë fakt.

Me anë të kësaj Cyanide personalisht më ka bërë të e humbi gjithë atë admirim që kisha për të, por që gjithsesi se nuk do ndaloj së dëgjuari muzikën e tij duke e ripërsëritur për të satën herë se për mua ai mbetet tekstshkruesi më i mirë Shqiptar momentalisht.

Me respekt
Një i zhgënjyer nga Cyanide.

2 comments:

  1. Dardan, e paske harxhu 1 ore+ kot.

    ReplyDelete
  2. nashta ka gabu kur ka than ''teorin '' mu mu ka dok ma shum Menimi tij apo njohuria tij rreth ktyne , edhe besimin e tij , se asht e ditne qe me kto studime jon marr shkenctar qindra prej tyne me mijravjet e jo cyanide . Edhe ka fol shum me ven nkrahasim me do prej ''Estrades'' veq bajn trekansha me dor a sdin as qka asht :S

    ReplyDelete