![]() |
Digital Day 2013 - Një eksperiencë e bukur |
Së bashku me Fisnikun dhe Valonin, u nisëm në mëngjes, dhe arritëm në Hotel Emerald, disa minuta para se konferenca të fillonte. Aty takova shumë persona entuziast për Marketingun, Botën Digjitale, Rrjetet Sociale, Googlen dhe fusha tjera të ngjajshme, dhe po mendoja "ky është vendi perfekt ku do duhet të isha".
Plan im ishte që këtë konferencë ta mbuloja me një bloggim Live në këtë blog personal, por që për fat të keq për disa shkaqe nuk arrita që ta realizoj një gjë të tillë. Gjatë konferencës kishte cicërima live për eventin, dhe kushdo që përdorte hashtagun #Digitaldayks e kishte tweet-in e tij në 2 ekranë të mëdhenjë.
![]() |
Business Card |
Konferencën e hapi Çeliku, të cilin pata rastin dhe nderin që ta njoh për herë të parë edhe personalisht, duke prezantuar disa trende dhe projekte interesante vendore dhe të huaja.
Më pastaj folën Gezim Begolli nga Httpool dhe Gentian Lluka nga Telegrafi, duke prezantuar sukseset e këtyre kompanive dhe mënyrat e kampanjat e reklamimit online, shumë moderne dhe të përshtatshme që ofrojnë këto kompani.
![]() |
Gezim Begolli httpool |
Më pastaj folën Gezim Begolli nga Httpool dhe Gentian Lluka nga Telegrafi, duke prezantuar sukseset e këtyre kompanive dhe mënyrat e kampanjat e reklamimit online, shumë moderne dhe të përshtatshme që ofrojnë këto kompani.
Më pas fjalën e kishte Alban Kastrati, udhëheqës i Marrëdhënieve me Publikun dhe Marketingut në kompaninë IPKO. Ai u përqëndrua më shumë në Marrëdhëniet me Publikun si dhe format e menaxhimit të llogarive në rrjetet sociale të kompanive. Disa statistika, trende dhe mënyra shumë interesante të rrjeteve sociale në Kosovë dhe botë, si dhe forma se si duhet që një kompani të komunikojë me konsumatorët në këto rrjete ishin pjesa kryesore dhe më e bukur e pjesës së Albanit.
Kur mbaroi pjesa e Albanit, pasoi një pauzë për kafe, ku pjesmarrësit e konferencës filluan të bashkëbisedojnë, të njoftohen, të diskutojnë temat e debatuara deri tani. Gjithcka po shkonte shumë mirë.
![]() |
Një cicërimë interesante :) |
Ajo foli kryesisht se si të përshtatemi me konsumatorët, dhe tregoi statistika shumë interesante të rritjes së trendit të përdorimit të mobilit dhe rrjeteve sociale.
Pasi përfundoi edhe Bianca, erdhi koha për pauzën e drekës, ku të pranishmit u shërbyen me ushqimin e mrekullueshëm të kuzhinës së Emeraldit.
Me të mbaruar koha e drekës, koha erdhi për pjesën që ndoshta shumica e kanë pritur, rradhën për prezantim e kishte "Përfaqësuesi i googles për Adriatik" - Darko Dujic.
Darko e bëri një përmbledhje të gjithë asaj që flitej atë ditë - Rritjen e internetit kundrejt Televizionit dhe formave tjera, rritjen e përdorimit të telefonave mobil, foli përgjithësisht për googlen, na tregoi disa statistika shumë interesante, disa ngjarje inspiruese të zhvillimit të disa kompanive/eventeve, na tregoi disa raste kur themeluesit e kompanive më të mëdha në fillimet e tyre nuk e besonin aspak se do të kishin suksesin që kanë, dhe shumë e shumë gjëra tjera.
Disa cicërima gjatë prezantimit të Darko Dujic
Në fund erdhi dhe koha e pyetjeve, por që shumica ishin jashtë temës, dhe madje kishte dhe pyetje shumë qesharake. Personalisht, do ta konsideroja si "të vetmen pjesë të keqe të ditës".
Pas mbarimit të konferencës, të gjithë pjesmarrësit u certifikuan. Nuk na mbetet asgjë tjetër vecse të i falenderojmë organizatorët dhe sponzorët për këtë eksperiencë të mrekullueshme, dhe të shpresojmë se ky do të jetë vetëm fillimi.
Ata që nuk ishin në konferencë, kanë humbur shumë. Për të u informuar më detajisht për konferencën, vizitoni faqen zyrtare.
No comments:
Post a Comment