Monday, May 20, 2013

(Ndër) Top 10 tekste këngësh (apo pjesë tekstesh) "non-sense" në Shqip

(Ndër) Top 10 tekste këngësh (apo pjesë tekstesh) "non-sense" në Shqip

Nuk ka dyshim se në Shqiptari ka tekstshkrues shumë të talentuar që shkruajnë tekste të klasit botëror, por nuk mungojnë as ata që shkruajnë tekste pa kuptim, ndonjëherë edhe shumë qesharake.

Duke pasur qëllim të vetëm identifikimin e disa teksteve të tilla dhe argëtimin e vizitorëve, po ju sjell 10 tekste "të përzgjedhura" për "pakuptueshmërinë" që kanë.

10 - BABASTARS - Vetëm a po m'han

BABASTARS - Vetem a po m'han

Babastars njihen shumë për "beats" dhe videospotet shumë të bukura që i bëjnë, por që nuk mungojnë as "gabimet" nëpër tekste të ndryshme. Në këngën "Vetëm a po m'han", gjatë gjithë këngës thonë "Vetëm a po m'han, Vetëm a po m'han, Vetëm a po m'han", kurse në një pjesë thuhet "A po m'han a spo m'han, ma mirë mos m'vet"...

9 - Nora Istrefi - Nora Nuk o' Nisoj & Gangsta

Nora Istrefi - Gangsta

Edhe Nora njihet për "gabimet" dhe tekstet e pakuptimta apo që bie ndesh me vetveten. Gjithsesi, ndër gabimet e shumta është edhe ai se si në gjithë këngën "Nora Nuk o nisoj" tregon se Nora nuk është e njejta, kurse më vonë publikon këngën "Gangsta" ku thotë "E njejta jam"...

8 - Aurela Gace - Ja Ke Nge

Aurela Gace - Ja ke nge

Këngëtarja e respektuar Aurela Gace njihet për këngët e bukura dhe me mesazh të fortë që përcjell tek publiku, por që edhe ajo nuk i shpëtoi një liste të tillë. Kënga "Ja ke nge" është kritikuar kogja shumë për tekstin e saj që pothuajse gjatë gjithë këngës është i pakuptimtë. Për të lexuar tekstin klikoni këtu.


7 - Big Mama - Zbritje Sezonale

Big Mama - Zbritje Sezonale
As këngëtarja nga Maqedonia Big Mama nuk i ka shpëtuar listës. Në këngën e saj "Zbritje Sezonale", në refren thotë "Sa te bukra e te mira, sikur mos me pas sy n'ball"!!!!!!!


6 - Adelina Ismajli - Ku ma ke

Adelina Ismajli - Ku ma Ke
Edhe Divës së muzikës Shqiptare i ndodh që të bëj këngë me tekste "jo aq të qarta". Shembulli më i mirë është kënga "Ku ma ke", që përveç që në shumicën e tekstit nuk është se ka ndonjë "kuptim" apo "lidhje", refreni është në shumicën kohës "ku ma ke, ku ma ke, ku ma ku ma ku ma ke".

5 - Ardian Bujupi - I çmendur për ty

Ardian Bujupi I çmendur për ty

Këngëtari me famë në evropë, Ardian Bujupi, ka provuar të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovision duke konkurruar në Festivalin e RTSH. Ndër arsyet pse kjo këngë nuk kaloi mund të jetë edhe teksti, që në pjesën më të madhe është i pakuptimtë. Për më shumë dëgjoni këngën - klikoni këtu.

4 - Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi - Te ka lali shpirt

Silva Gunbardhi ft. Mandi ft. Dafi - Te ka lali shpirt

Nuk mund të mungonte në një listë të tilë kjo këngë, që në fakt është ndër këngët më të klikuara Shqiptare. Edhe kjo këngë nuk është se ka ndonjë tekst të kuptimtë, dhe të bën të qeshësh (nëse e dëgjon me vëmendje tekstin), sidomos refreni (Të ka lali shpirt, të ka lali xhan, të ka lali zemër, o sa shumë të du)

3 - Vali Corleone - Absolut

Vali Corleone - Absolut
Duhet pranuar që kënga e Valit ka bërë një boom të madh dhe pëlqehet shumë sidomos për ritmin, por edhe pjesa e tekstit është mjaft interesante :). Shumica e tekstit është - "ok, ok, ok, ok, ok, ok, apsolut, fire dhe boom".


2 - Fjolla Morina - FB

Fjolla Morina FB
Padyshim se është ndër këngët me tekstin më të pakuptimtë në gjuhën Shqipe, dhe e meriton të jetë në këtë listë. "A don me ma thy, a don me ta thy" - është vetëm një pjesë e këtij teksti të mrekullueshëm.





1 - Teuta Selimi - Kush don le t'feston

Teuta Selimi - Kush don le t'feston
Për shijen time personale, Teuta Selimi është ndër këngëtaret Shqiptare që i ka tekstet më qesharake. Ndër këngët e shumta, është edhe "Kush don le t'feston". Pjesa që u bë hit në internet, është sidomos ajo në fillim, kur Teuta i kërkon nënës që të i mbylli XHAMAT në DRITARE!! ("mshelmi nan xhamat në dritare"). Ose, është edhe pjesa tjetër "Mshelma nan derën e oborrit, mos ti nij tjert tuj festu". Teorikisht, shumica e oborreve janë të pambuluara, dhe zhurma që vjenë nga jashtë oborrit afektohet shumë pak nga mbyllja apo mos mbyllja e derës së tij!!


Kaq. Shpresoj se u argëtuat sadopak. Ju ftoj që nëse keni ndonjë tekst tjetër të tillë, të shpreheni në hapsirën për komente.

1 comment:

  1. lol sa per Teuta Selimin ajo eshte keng dhe tekstet e kengeve sidomos kenget popullore nuk duhet mi mar fjalt bukfalisht (fjal per fjal)...#FAIL

    ReplyDelete