Renditja e kësaj jave e përdorusëve Shqiptar në kategorinë e Matematikës, niveli i vështirë |
Në të ka kategori të shumta, nga më të ndryshmet. Përpos kësaj edhe ju mund të e pasuroni aplikacionin me propozime për pyetje, kategori e gjëra tjera. Është i thjeshtë, social dhe i përshtatshëm për të gjitha moshat.
Video Prezantimi i Aplikacionit
Ajo që e bënë edhe më të veçantë këtë aplikacion është se është përhapur në mënyrë marramendëse. Ka rritje prej rreth 130,000 shkarkimeve në ditë dhe ka arritur mbi 3,000,000 shkarkime. Është lansuar vetëm 3 javë më parë, dhe e ka shijuar madje pozitën e parë në App Store të Apple.
Aplikacioni luhet me "njerëz real" e jo me kompjutera. Mund të e testosh veten në mbi 300 tema të ndryshme. Në aplikacion janë mbi 200,000 pyetje, e ky numër po rritet çdo ditë. Thor Fridriksson, themelues dhe drejtor ekzekutiv tregon se një përdorues qëndron mesatarisht 40 minuta në ditë në aplikacion.
Suksesi i aplikacioneve të reja zakonisht matet me atë se për sa kohë e arrin milionin e parë të përdoruesëve. Twitterit iu deshën 24 muaj për të arritur 1,000,000 përdorues, pronarët e Forsquare është dashur të presin 13 muaj që ai të arrinte 1,000,000 shkarkime, Instagrami e ka arritur këtë shifër në 2 muaj e gjysëm. E QuizUp iu deshën vetëm 1 javë që të arrinte 1,000,000 përdorues të regjistruar.
Kompania Plain Vanilla momentalisht po punon shumë që hapi i ardhshëm të jetë një verzion për përdoruesit e Androidit, verzion ky që pritet të lansohet në Janar të 2014.
Nuk eshte valide qe suksesi te matet me ate se per sa kohe arrin 1 milion shkarkime. Situata e webit ndryshe ka qene kur u zbulua Twitteri, e ndryshe eshte tash kur zbulohet QuizUp. Pioneret e Social Media e kishin me te veshtire, dhe ne fakt suksesi i pasrendesve eshte si rezultat qe Twitteri, FB... ua kane hap rrugen. Secili qe do te vije me vone, sipas kesaj logjike, do te arrije me shpejt deri te 1 milionshi. Kjo sepse numri i perdoruesve te internetit gjithnje e me shume po rritet, perdoruesit e SM po behen gjithnje e me te sofistikuar, platformat per reklamim, jane me te shumta, ndersa mundesia per viralitet eshte e pakufishme...
ReplyDeletePajtohem, por prap, padyshim se eshte nje prej mateseve te suksesit.
Delete