![]() |
Përmbyllje e vitit 2013 të blogut personal - statistika, komente |
Pos kësaj, blogu më ka kryer punë edhe në testim të aftësive në SEO, duke më dhënë kështu hapsira që të punoj në renditje të tij në terma nga më të ndryshmet.
Kështu, po e bëj një përmbledhje të artikujve të shkruar në blog, duke treguar detaje interesante të artikujve të shkruar, sa është lexuar blogu etj. Gjithashtu, do të ketë edhe disa komente nga disa miq të mi që e vizitojnë blogun, të cilët kanë dhënë opinionin e tyre në lidhje me punën që bëj në këtë blog.
Top 5 artikujt më të lexuar
Artikujt që gjatë kohës prej kur e kam hapur blogun (Mars 2013) janë lexuar më së shumti janë:
Top 5 webfaqet prej të cilave kanë ardhur vizitat
Vizitat e blogut personal më së shumti kanë buruar nga:
1. Facebook
2. Google
3. Twitter
4. Telegrafi
5. Gazeta Express
Top 5 keywords nga kanë ardhur vizitat nga makinat e kërkimit (Kryesisht Google)
Përshkrimi i top 5 fjalëve kyçe nga kanë ardhur vizitat në blog gjatë këtij viti.
1. telegrafi

Që në fillimet e punës në blog kam kërkuar keywords që të e sfidoj veten e të rënditem në google. Kështu, e bëra një artikull me titullin "Telegrafi", në brendësi kam vendosur informacione për paisjen Telegrafi dhe iu përvisha punës, duke u vendosur në pozitën e dytë me këtë term për një kohë të gjatë. Termi "Telegrafi" kërkohet në google mbi 600,000 herë në muaj (përafërsisht). Kjo edhe arsyeton faktin se pse ky term qëndron në pozitën e parë.
2. dardan hasku
Pas termit "telegrafi" vjen menjëherë termi me emrin tim. Në fakt jam befasuar edhe vet se sa kërkonin njerëzit për termin "dardan hasku".
3. uefa champions league 2013
Ngjajshëm si me termin "telegrafi", duke parë potencialin kam punuar edhe në termin "uefa champions league 2013". Përkundër se blogu nuk ka pasur fare lidhje me Ligën e Kampionëve, për më pak se 2 javë kam arritur ta fus në faqe të parë me këtë term. Rezultoi me jo pak vizita.
4. rrjetet sociale ne kosove
Termi që nuk është se ka shumë kërkime, por fakti se blogu është rënditur në pozitën e parë për këtë term ka ndikuar që të jetë në top 5 keywords.
5. informacione per marketingun & informacione mbi marketingun
Artikulli që e bëra si hyrje në Marketing Online ka marrë shumë vizita, e si burim kryesor i kishte makinat e kërkimit.
Top 5 shtetet prej nga kanë ardhur vizitat
1. Kosova
2. Shqipëria
3. Maqedonia
4. Gjermania
5. SHBA
Artikulli që iu kam përkushtuar më së shumti
Padyshim se artikullit të cilit i kam kushtuar më së shumti vëmendje e kohë është "Pyetësor për zgjedhjet në Prishtinë". Kjo për faktin se së pari është dashur të e bëj sondazhin e të e shpërndaj për disa ditë, e pastaj të i mbledh statistikat, të i verifikoj votat 1 nga 1 etj. Por, definitivisht se mundi është shpërblyer - artikulli është më i lexuari në gjithë blogun.
Ngjarja e vitit
Lindi thjesht si një pyetje dërguar googles, përfundoi në një numër të madh të lajmeve në media në Kosovë, Shqipëri, Rajon e më larg. Bëhet fjalë për përgjigjen e Matt Cutts që më ka dhënë në një pyetje për Shqipërinë. Për më shumë - "Google e do Shqipërinë".. Sa?
Komente
Sot kontaktova për opinionin e disa miqve që njoh e që e kanë vizituar blogun këtë vit, duke kërkuar 2-3 rreshta komente për blogun personal. Ja se çfarë më thanë ata:
Fjolla:
jam nje lexuese e rregull e blogut te Dardanit dhe cuditerisht asnjehere nuk zgjenjehem. Vertete puna e tije me inspiron edhe une te nderrmarr dicka ne fushen e blogimit. I desheroj shume suksese ne vitet e ardhshme dhe i them qe te vazhdoj me kete tempo.

E vlersoj shumë faktin që Dardani e ka marrë iniciativën me
e hap një blog personal në shqip. Ideja e shprehjes me anë te një faqeje
personale në shqip, sjell shumë eksperienca interesante tek shqiptarët. Jam
lexues i rregullt i blogut t'Dardanit për shumë arsye, dhe i uroj shumë sukses
në të ardhmen.
Një prej gjërave që dallon nje bloger të mirë është
përkushtimi dhe vullneti për të trajtuar tema në baza ditore dhe kjo është një
prej gjërave më të theksuara që e karakterizon blogun e Dardan Haskut, ku
vizitori mund të gjejé vetën në mesin e rreshtave që flasin pér partinë e fortë
apo pse Google nuk njeh Kosovën. Dardani shumë shpejt arriti të fuqizojë punën
e tij dhe të bëhet një emër i njohur në skenën e blogerëve. Presim sa më shumë
blogje edhe në vitin 2014.
Ni blog shume interesant dhe i veqante, edhe pse osht blog
personal me menime personale dhe ide origjinale t'dalta prej vet teje, mu
mdoket si blog personal i jemi se shum shpesh mdoket si me ma marr iden prej
kokes e me shkru ti... n2013-ten u kan fantazi ishalla vazhdon e shkrun hala.
Informimi me më të rejat nga bota teknologjike nga të cilat
ka përfituar një publik i gjerë dhe projektet të cilat ke sjell këtë vit
tregojnë më së miri për punën tënde të palodhshme dhe kualitetin që vije nga
ana juaj, uroj që të vazhdosh këtë ritëm edhe në vitin 2014.
Fjolla:
jam nje lexuese e rregull e blogut te Dardanit dhe cuditerisht asnjehere nuk zgjenjehem. Vertete puna e tije me inspiron edhe une te nderrmarr dicka ne fushen e blogimit. I desheroj shume suksese ne vitet e ardhshme dhe i them qe te vazhdoj me kete tempo.
Ëshë i vetmi blog personal që e vizitoj, më ka pëlqyer pothuajse çdo artikull qe është publikuar nga ana juaj, pasi disa tema qe trajtoni ju nuk trajtohen ne ndonjë portal apo në ndonjë format tjetër online.
Suksese edhe në vitet tjera
Është e qartë se blogjet më të mira janë nga njerëzit që
kanë një sfond të shkëlqyer në analiza dhe në shkrim. Si një bloger, Dardani ka
aftësi adekuate të na sjellë edhe plot një vit tjetër shkrimet me ngjarjet dhe
opinionet më të mira.
Vetem deshta me e falenderu Dardanin per punen qe e ka bo ne kete blog
personal, e qe na ke sjelle artikuj shume interesant per neve gjate gjithe vitit
2013. Shpresoj qe edhe vitin 2014 te vazhdosh me ritmin e njejte, urime e
sukese.
Nëse edhe ju dëshironi të shprehni mendimin tuaj për blog, ju ftoj të komentoni ose të më kontaktoni.
Faleminderit
Faleminderit gjithë juve për gjithçka. Falenderoj ata që vizituan blogun e më përkrahën, e poashtu ata që shprehën opinonet e tyre për blogun. Vlersoj se rezultatet e punës janë përtej pritshmërive dhe shpresoj që viti i ardhshëm të jetë edhe më i mirë se 2013 për Blogun. Urime viti i ri 2014 të gjithëve. Shëndet e fat në jetë për të gjithë juve.
Dardani.
Te Dardani e gjen ate entuziazmin e blogerit te flakte, si rrallekush tjeter ne blogosferen shqiptare.
ReplyDeleteMe kete blog, por edhe me prezencen dhe aktivitetin e tij ne rrjetet shoqerore, ka arritur qe me mjeshteri te ben brendimin e emrit te tij personal.
Prandaj, i sugjeroj te vazhdon tutje ne menyre sa me aktive!