![]() |
"Aurona e NEWBORNIT", njëra nga ngjarjet që u përhap |
Dhe kjo dukuri, tashmë është e përhapur mjaft dhe në Kosovë. Po bëhen 4 vjet që po i përcjelli rrjet sociale, dhe mund të them se aktiviteti i Kosovarëve është në kulmin e tij, dhe kjo ka ndikuar në "viralitetin" e ngjarjeve. Që të ju ilustrojë më thjeshtë, do të ju jap dy
shembujt më të fundit, që ta keni një pasqyrim mbi atë se çfarë dua të shkruaj.
"Aurona e NEWBORN-it"
Pothuajse të gjithë përdoruesit e Facebookut apo edhe twitterit në Kosovë, janë në dijeni për "rastin Aurona". Pasi u ringjyros Monumenti i NEWBORN, një person (me shumë gjasa vajzë) me emrin Aurona, e shkroi emrin e saj e para në monument. Kjo gjë pritej të ndodhte, por dikush e pa të arsyeshme ta bëjë foto dhe ta postoj në facebook. Çfarë ndodhi? Foto u përhap shumë shpejtë, dhe Aurona për një moment nga hiçi u bë e famshme.
"Aurona e NEWBORNIT" ishte pseudonimi i ri i Auronës, që pakkush e njeh. Barcoleta të shumta janë krijuar, fanpage të shumta janë hapur, por edhe webfaqe të shumta kanë përfituar me vizitorë e shpërndarje të artikullit, duke e shfrytëzuar përhapjen e shpejtë të lajmit.
"Roku akt kriminal"
Rasti më "taze"(më i fundit), është ai i muzikës Rock.
![]() |
Edukata qytetare e klasës 10, e krahason muzikën rock me pornografinë.(kliko mbi foto për ta parë të plotë) |
Këto dyja janë një dëshmi shumë e vogël e rritjes së aktivitetit në rrjetet sociale dukshëm krahasuar me vendet e rajonit. P.SH. "Harlem Shake" nëse tek ne është përhapur aq shumë, në Shqipëri apo dhe vendet tjera të rajonit shumica as nuk e dinë se çfarë është Harlem Shake. Dëshmi tjetër mund të jetë se ka shumë faqe me mbi 50-60 mijë fansa, që janë aktive, dhe që është një numër relativisht i madh krahasuar me popullsinë.
Mirëpo, ku dua të dal me këtë shkrim?
Ka ardhur koha që në bizneset tona të mbizotrojë kreativiteti. Ka ardhur koha që bizneset në stafin e tyre të kenë studiues të rrjeteve sociale, sepse ky aktivitet shumë lehtë mund të shfrytëzohet dhe të kthehet në përfitim.
E them me plotë bindje, sepse shfrytëzimi i këtij vrulli që kanë marrë rrjetet sociale në Kosovë, duhet të bëhet, dhe atë sa më shpejtë. Bizniset e para që do të dijnë ta shfrytëzojnë këtë gjë, do të jenë më përfitueset.
Si të fitoj nga gjithë kjo?
Është e thjeshtë. Një agjent marketingu që sadopak ka ide dhe është kreativ, apo ndokush që është i dhënë pas mediave sociale, ju mjafton. P.Sh. për rastin Aurona, do të mund të shfrytëzohej ndonjë reklamë, për ndonjë biznes (ide e momentit: Aurona që mbushet mend dhe e fshin tekstin me gomën e kompanisë së caktuar). Siç përhapet ngjarja, ashtu përhapet edhe reklama, dhe të jeni të sigurt se kjo do të ju sjellë emër, rrjedhimisht fitim.
Poashtu kontakti me fanpaget e cekura më herët, që kanë fansa dhe aktivitet, do të ishte gjë e mirë. Më besoni, ata që kanë kaq shumë fansa, dhe bashkë me këtë kanë edhe aktivitet, do të gjejnë vet mënyra kreative për të ju reklamuar biznesin tuaj (sepse dëshirojnë të i mbajnë fansat). Kjo do të ishte profitabile për të dyja anët, dhe kështu do të fitonit të 2 në shumë aspekte.
Ajo që dua të them është se mendoj se tani është momenti i duhur që bizneset tona të kyçen në këtë zhvillim të rrjeteve sociale, dhe të përfitojnë nga situata aktuale, duke i sjellur vetes po edhe faqeve dhe personave të shumtë që harxhojnë kohë, gjënë kryesore që kanë të dytë për qëllim - fitimin.
No comments:
Post a Comment