Një titull sa qesharak aq edhe serioz. Me atë "debutojnë në skemën e muzikës Shqiptare" garant ju shkon mendja "Phaaa çfarë artistash paskan me kanë". Epo, në fakt është një grup krejt spontanisht i krijuar, i quajtur "Patly Jones" dhe që së fundmi ka "debutuar" në skenën e muzikës Shqiptare (aka youtube) me një cover interesant.
Ka kohë që Albana (qika me kitarë) na jepke krejtve kapak shtysë që t'pakten me e kriju ni cover të ndonjë kënge, në ni formë pak ma unike (ritëm tjetër, pak tarabukë, kitarë t'lehtë, pra nifarë miksimi interesant) edhe krejt thojshim "hajt sot, hajt nesër".
Nejse. Sot, papritur, Leonita ("qajo qika n'mes që knon") po ma dërgon këtë video edhe po më pyet "a ka dal mirë". E kishin bo pa mu.. Xhelozat!! M'erdh pak inat ndoshta, veç prap kur e pashë videon edhe e ngova këngën, dyqysh "si me magji "mu hek inati :).
![]() |
Pjesë e videos "Patly Jones - Blue Jeans (Cover) - HD |
P.S. Leonita (solistja) është pjestare e Rock Grupit "Magnituda". "Patly Jones" nuk ka anëtar permanent, më poshtë do ju shpjegoj krejt.
Fola me Albanën për emër (për me ditë qysh me e postu videon në youtube), mendova se s'kanë mendu as emër as kurgjo, kur ajo mtha "Patly Jones". Qaty rashë përnime n'dashuri me kangën. Krejt qatij miksimi që e përmena ma nalt, iu shtu edhe ni emër shumë simpatik e kreativ, që vec që ka me e hijeshu këngën ma shumë.
Pastaj diskutum për grupin, e pyta për idenë, detajet, si entuziazt i madh - ajo ma preu shkurt "kjo ka me qenë dicka e thjeshtë, me pa qysh e presin këtë këngë pastaj shohim ma larg". Prap, entuziazmi jem nuk u shu, sepse jam i sigurt në bazë të reagimeve të para edhe realizimit të këngës, ky grup ka potencial me u bë serioz edhe me u ndëgju gjithandej.
Ajo që u kuptu është se grupi ka me konë familjar, nuk ka me pasë antar permanent, edhe është ni sen i mrekullueshëm. D.m.th. familjar - krejt ata që e konsiderojnë vetën pjesë e familjes së gjërë të Mullabazëve (Albana, Leonita edhe Taulanti që marrin pjesë në video e kanë mbiemrin Mullabazi dhe mes vete janë djem e qika të axhës); nuk ka me pasë antar permanent - kohë-pas-kohe anëtarët kanë me u ndërru. Në videon tjetër (nëse do t'ketë), mundeni me pa tjetër vokalist/e, tjetër kitarist/e, tjetër instrument etj. Taulantin me gjasë keni me e pa prap aty se s'ka kush e zëvendëson!
Une po e ndjej vetën pjesë e grupit, se po i përmbushi kriteret. Dajt i kom te Mullabaz't, që dmth kriteri bazë për me qenë pjesë e grupit u përmbush. Me t'njofshëm!!
Nejse, unë po shpresoj që ka me ju pëlqy kjo performancë e ky Cover, e nëse gjithcka ecën mirë ndoshta ka me pasë sene tjera, e pse jo edhe formimi serioz i grupit, me llogari në rrjetet sociale, përhapje të coverave nëpër media etj. Krejt varet sa ju pëlqen juve.
Sa m'përket mu personalisht.. Ia vlen!
Nime po ja vlejka me i ngu ! ... Bravo valla veq perpara :))
ReplyDelete