![]() |
Shumica e përdoruesëve që janë përgjigjur përdorin rrjetin social Facebook (88.3%) |
"Shënim nga autori i Pyetësorit: Ky pyetësor është bërë me qëllim që të ketë një pasqyrë të saktë disponimin e përdoruesëve aktiv të rrjeteve sociale për të dalur në zgjedhje, pritshmëritë që kanë ata nga këto zgjedhje, preferencat e tyre etj. Shumë persona e vënë në dyshim saktësinë e pyetësorëve/sondazheve online marrë parasysh faktin se ato janë të manipulueshme. Personalisht, mund të ju garantoj se pyetësori është i saktë mbi 95% sa i përket çështjeve teknike. Pra, webfaqja me anë të së cilës është realizuar ky pyetësor - surveymonkey.com është mjaft e avancuar dhe ofron opsione të panumërta në mënyrë që të ulen mundësitë për manipulime. Është kontrolluar çdo përgjigje veç e veç, janë eliminuar ato me IP të njejtë e me përmasa tjera. Ka pasur një fushatë në facebook për përhapjen e pyetësorit, ku është reklamuar në disa nga faqet më të mëdhaja në Kosovë në facebook, e poashtu nga individ të ndryshëm që ndiqen shumë në rrjetet sociale. Dua të i falenderoj të gjithë ata që ndihmuan që ky pyetësor të përhapet dhe shpresoj se ky pyetësor do e pasqyrojë disponimin e qytetarëve të Prishtinës për zgjedhjet Lokale më 3 nëntor. Ju faleminderit."Pjesmarrja në pyetësor ka qenë e kënaqshme. Duke e ditur se edhe personalisht jam përkujdesur që ai të përhapet sa më shumë (e kam reklamuar në disa faqe të mëdha në facebook), them se 829 përgjigje për pak më shumë se 48 orë janë mjaft për të krijuar një mostër të mirë.
Në këtë pyetësor, pjesëmarrja dukshëm më e madhe ka qenë e meshkujve, saktësisht 83.23%(apo 690 përdorues) ishin meshkuj, krahasuar me 16.77% (apo 139) femra.
![]() |
Shumica e përdoruesëve që u përgjigjën në pyetësor janë meshkuj |
Rinia dominon në pyetësor
![]() |
Rinia dominon dukshëm në përdorimin e rrjeteve sociale |
520 nga të anketuarit (apo në përqindje 62.73%) u deklaruan se janë në moshën 18-25 vjeçe. 267 (apo 32.21%) u deklaruan 26-40 vjeç, 38 të anketuar u deklaruan se janë 41-60vjeç, kurse vetëm 4 si 60 vjeç apo më të vjetër.
Interesim i madh për pjesmarrje
![]() |
Rreth 83% e të anketuarëve kanë deklaruar se do të marrin pjesë në zgjedhje |
Kjo përqindje mund të ketë edhe një rritje të lehtë, pasi që 56 të anketuar (rreth 6.76%) janë deklaruar të pavendosur. Kurse, 10.37% kanë thënë se nuk do të marrin pjesë fare në zgjedhje.
Priten ndryshime (të vogla ose të mëdha)
![]() |
Një numër relativisht i vogël i të anketuarëve janë "pesimist të mëdhenjë" |
Nga ana tjetër, 48.49% (402 të anketuar) kanë thënë se presin ndryshime të vogla, kurse 34.62% (287) nga të anketuarit besojnë se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit në Prishtinë do të ketë ndryshime të mëdha.
Prishtinasit nuk janë të kënaqur me udhëheqjen aktuale
![]() |
Shumica nuk janë të kënaqur me punën e deritanishme të komunës. |
Si "pak të kënaqur" janë deklaruar 23.76% apo 197 të anketuar.
Si "shumë të kënaqur" me udhëheqjen aktuale të Prishtinës janë deklaruar 100 pjesmarrës në pyetësor apo 12.06%.
Sa i besojnë qytetarët premtimeve që bëhen nga politikanët?
![]() |
Disa nga politikanët janë të besueshëm në premtimet e tyre. |
Në anën tjetër, 474 të anketuar apo 57.18% janë deklaruar se u besojnë disave.
E numri i atyre që nuk i besojnë asnjë politikani nuk ka qenë i vogël - 323 të anketuar apo 38.96%.
Vetëm 5% votojnë plotësisht në bazë të fushatës
Partitë politike në çdo zgjedhje harxhojnë me miliona në fushatat e tyre elektorale. Megjithatë, shumë nga të anketuarit janë përgjigjur se nuk ndikohen fare apo ndikohen shumë pak nga fushatat.
299 persona (36.07%) janë përgjigjur se fushatat nuk ndikojnë fare në vendimin e tyre se për kë do të votojnë, e 307 persona (37.03%) janë përgjigjur se fushatat kanë ndikim shumë të vogël në vendim.
181 apo 21.83% thonë se fushata ka ndikim të konsiderueshëm në vendimin e tyre, kurse 5.07% apo 42 votues kanë deklaruar se ata votojnë plotësisht në bazë të fushatës.
Këto zgjedhje deri diku janë më ndryshe se të kaluarat
Rreth 28% e të anketuarëve mendojnë se këto zgjedhje janë shumë më ndryshe se zgjedhjet e kaluara në kryeqytet. Rreth 24% mendojnë se çdo fushatë zgjedhore është e njejtë, kurse numri më i madh i të anketuarëve - rreth 48% mendon se në këto zgjedhje ka ndryshme, por ndryshimet janë të vogla.
Shpend Ahmeti prin bindshëm
Si duket prezenca e madhe në rrjetet sociale dhe rëndësia që i kushton kësaj sfere Lëvizja Vetëvendosje i ka dhënë frytet e saj, të paktën në këtë pyetësor.
Kandidati i kësaj Lëvizje Shpend Ahmeti prin bindshëm në pyetësor me 328 vota apo 39.14% të votave, që është një numër tejet i madh krahasuar me kandidatët tjerë.
Siç mund ta shihni, edhe nëse bashkohen votat e pozitave 2 dhe 3, që i takojnë kandidatit të Partisë së Fortë - Visar Airfaj, respektivisht kandidatit të LDK-së Isa Mustafa, prap, Shpendi do të udhëhiqte.
Është interesant fakti se Partia më e re e Kosovës - Partia e Fortë - në këtë pyetësor ka 3 vota më shumë se kryetari aktual i Prishtinës - Isa Mustafa dhe renditet në pozitën e dytë.
Kjo nuk paraqet ndonjë befasi të madhe, duke ditur faktin se PF është mjaft aktive dhe e famshme në rrjetet sociale.
Numri i atyre që janë deklaruar në këtë pyetje se nuk do të votojnë fare është 54 apo 6.51%, kurse numri i atyre që janë deklaruar se nuk janë të vendosur është 50 apo 6.03%.
Kandidati i PDK - Agim Çeku, radhitet në pozitën e 4 me 5.55%, pason Korab Sejdiu i AKR me 3.98%, Valon Murati LB - 2.77%, Besnik Tahiri me 2.05% - e në fund Kaqusha Jashari nga PSD e Sali Salihu nga IQ me 2 respektivisht 1 votë.
No comments:
Post a Comment