Wednesday, March 13, 2013

Ndryshimi i faktorëve të renditjeve/algoritmeve të googles ndër vite


Google si makina e kërkimit më e madhe në qarkullim tash e sa vite, dikur i ndërronte algorimat për rënditje në të shumë rrallë. E në fakt, edhe ndryshimet që bëheshin, shumica bëheshin në vet efikasitetin e googles.

Po e marr një shembull të thjeshtë. Në vitin 2009, kur unë vetëm lexoja në përgjithësi, po sidomos për SEO(Search Engine Optimization, apo Renditje në Makinat e Kërkimit), mbaj mend se google kishte lansuar një "ndryshim alogirtmi" të ri, të quajtur
"Google Caffeine". Atëherë SEO nuk përdorej aq shumë si sot dhe ndryshimet google i bënte kryesisht në përmirsim të efikasitetit të saj.

Pra, po flisja për Google Caffeine, një algoritëm i ri i cili kishte të bënte totalisht me googlen. Pas lansimit, lajmi i algoritmit u përhap në blogjet e pakta të SEO-s asokohe, dhe u tregua se google kishte ndryshuar shumë në brendësi, sidomos në shpejtësi.

Në vitin 2009, googles i duheshin disa dhjetra sekonda që të shfaqte rezultatet e shumta për një keyword që kishte qindra miliona rezultate të indeksuara. Me "Google Caffeine" google uli ndjeshëm kohën e pritjes. Pra nëse psh për një keyword prisje 30 sekonda për shfaqjen e rezultateve, pas implementimit të ndryshimeve, rezultatet shfaqeshin për 10-12 sekonda, dhe kjo u quajt atëherë një hap shumë i rëndësishëm (dhe në fakt i tillë ishte).

Poashtu gjatë viteve 2009,2010 dhe fillimi 2011 (kohë kur SEO-n e kam studiuar intenzivisht), përmbajtja (content) kishte rëndësinë e vet, por aspak siç e ka sot. Atëherë, kanë qenë faktor krejt të ndryshëm për rënditjen e faqes.

Në atë periudhë, sidomos gjatë vitit 2010, faktorët kyç ishin: PageRank i faqes, Backlinks (që edhe sot kanë rëndësi, por jo si dikur), dhe poashtu në disa update rëndësi shumë e madhe i ipej shpejtësia e hapjes së faqes. Kjo besoj të ketë ndodhur pasi që në atë kohë edhe google bënte revolucion për këtë punë, dhe kërkonte të i mbante edhe webfaqet e tjera të përditësuara në këtë aspekt.

Sot, faktorët kanë ndryshuar shumë, ashtu si edhe shumë gjëra tjera në lidhje me SEO. Gjatë vitit 2011 sidomos, SEO ishte në kulmin e saj, pasi që njerëzit filluan që të fokusohen shumë në të si strategji marketingu, dhe kështu edhe google e rriti seriozitetin.

Me rritjen e atyre që përdorën Googlen si mundësi trafiku me të madhe, u rrit edhe numri i spammers. Objektivi i spammers dhe atyre që përdorin google për qëllime të këqija, që konsiderohen ilegale, është që të gjejnë gabime në algoritëm, dhe të i shfrytëzojnë atë, duke vepruar kështu ilegalisht dhe duke mos u kapur.

Pikërisht, me këtë punë mirret tash e sa kohë webspam team i googles, i udhëhequr nga Matt Cutts. Pikërisht për këtë arsye google bën ndryshime të mëdha kohë pas kohe në algoritëm.

Në ditët e sotme, përmbajtja është faktori kryesor. Sigurisht, as rëndësija e backlinks nuk është humbur, por ka rënë krahasuar me të kaluarën. Mirëpo, logjikisht, qëllimi i vënies së përmbajtjes si prioritet është që të krijosh një përmbajtje unike në faqe, dhe në këtë mënyrë të i bësh të tjerët të linkojnë tek ti.

Këtë vit pritet që të vij një update i madh i algoritmit "Penguin", që do të ketë disa ndryshime të rëndësishme në algoritëm, kurse poashtu është paralajmëruar edhe një ndryshim në "Panda" për këtë javë, ose më së largu javës tjetër.

Për këto do të informoheni në shkrimet e rradhës.


No comments:

Post a Comment