![]() |
Në të majtë është simboli i vjetër, e në të djathtë i riu |
Tung miq. Tash e
2 vite nuk jam aktiv në blogun tim. Në vitet 2013-14 kam shkru’ mjaft shumë, kurse në vitin 2015 e kam
publiku’ veç një shkrim.
Pastaj, domaini
(dardanhasku.com) më skadoi e ta them të vërtetën as që më shkoi mendja me
ri-ble.
Krejt rastësisht,
para dy ditësh, më ra në mend blogu dhe e pashë që domaini skadoi, andaj e
bleva.
Tash, nostalgjia për entuziazmin që dikur e kisha për me shkru në këtë
blog më inspiroi me bo këtë shkrim e me provu me u rikthy me shkrime të
kohë-pas-kohshme.
Eh, shkrimi i
parë në vitin 2016 si duket do të jetë për një lajm shumë interesant që e
lexova.
Klubi i Aston
Villës nga Anglia, që sot edhe zyrtarisht e siguroi rënien nga Premierliga, së
fundmi ka vendosë me ndryshu simbolin e klubit.
Në fakt, për dikë
që nuk është ndonjë fans i madh i klubit, ky ndryshim nuk do të ishte i
vërejtshëm.
![]() |
Lajmërimi i klubit për simbolin e ri |
Deri diku, gjithçka duket normale dhe në rregull.
Por, ajo që e bën të veçantë këtë ndryshim është se klubit i ka kushtuar plotë 80,000 funte!
Po, po - 80,000 funte (rreth 100,000 euro).
Mediat në Angli, fillimisht kishin raportuar se ky ndryshim ka kushtuar 2 milionë funte (rreth 2.5 milionë euro - paramendoni!), gjë që e ka detyruar klubin e Villës që të dalë me një deklaratë, ku mohon këto lajme, duke treguar se ka paguar vetëm 80,000 funte për këtë ndryshim, e jo 2 milionë, siç raportohej.
Ky rast dëshmon se puna e dizajnerit paguhet mirë dhe se ndryshimet e tilla, sado të vogla që janë, kërkojnë angazhim të madh të tyre, sepse në fund, detajet janë ato që të harxhojnë më së shumti kohë dhe energji.
Megjithatë, kur i krahasojmë të dyja ikonat, duket se nuk është bërë ndonjë punë edhe aq e madhe për të harxhuar aq shumë para. Ky rast kishte ngjallur edhe reagime të tifozëve, që e kanë kritikuar klubin për këtë hap të ndërmarrë.
Ju si mendoni, a ia ka vlejtur që të paguhen 80,000 funte për këtë ndryshim? Shprehni mendimin tuaj në koment dhe këtë sondazh.
No comments:
Post a Comment