Friday, March 15, 2013

Pse Bayerni duhet të ketë frikë nga Juventusi në çerekfinale

Sot u tërhoq shorti i Ligës së Kampionve, dhe padyshim që ndeshja që do të ketë vëmendjen e të gjithëve është ajo midis Bayernit të Mynihut dhe Juventusit.

Për fansat neutral është një ndeshje e bukur për të u parë, kurse për ata të ekipeve respektive nuk duket të jetë aq e këndshme, sepse takohen dy ekipe shumë të forta.

Gjermanët në njërën anë kanë një ecuri të shkëlqyeshme në bundesligë, dhe
janë 20 pikë larg përcjellësit të parë - Borussia të Dortmundit dhe vetëm një humbje, kurse Italianët vijnë pas një sezoni të kaluar të fituar pa asnjë humbje, dhe me një sezon shumë të mirë, duke qenë 9 pikë larg pozitës së dytë në Itali.

Gjithsesi, Bayerni duhet të ketë shumë kujdes nga Juventusi pasi që skuadra Italiane ka mbrojtjen dhe mesfushën nga më të mirat në botë aktualisht. Të udhëhequr nga arkitekti i lojës, Andrea Pirlo, ata kanë treguar forcën e tyre në Itali duke shkuar drejt titullit të dytë rradhazi.

Formacioni 3-5-2 ishte receta e këtij suksesi, formacion ky i "zbuluar" dy vite më parë nga Conte, dhe që nga momenti që ndryshoi nuk shikoi më prapa. Ndoshta nuk ka 3 mbrojtës më të mirë në botë që e kompletojnë njëri tjetrin si 3 mbrojtësit e Juventusit (që njëkohsësisht janë edhe vija e mbrojtjes e kombëtares Italiane).

Giorgo Chiellini është shumë i mirë në ajër dhe i pakalueshëm, Barzagli është një mbrojtës elegant që të kujton Alessandro Nestan, dhe Bonucci që ofron vizion në disa pasime të gjata dhe hapjen e lojës që nga mbrojtja. Së bashku përbëjnë një superfuqi të cilën vështirë se e thyen ndokush.

Sigurisht, mund të quhet "dobësia e vetme" e Juventusit - mungesa aq e përfolur e një top-sulmuesi, që do të ishte tip "golgeter", dhe të i shëndërronte rastet e shumta të skuadrës në gola.

Juventusi poashtu po e gjen Bayernin në një moment kur ishte pothuajse gati të eliminohej nga Arsenali, dhe vetëm rregulli i golit të mysafirit i shpëtoi Bavarezët.

Përpos tjerash, Bayerni e Juventusi janë edhe bazat e kombëtareve respektive. Në gjysmëfinalen e Euro 2012, kur u takuan Gjermania me Italinë, nga 7 lojtarë të kombëtareve kishin të dyja klubet. Gjermanët konsideroheshin super-favoritë për të mposhtur jo vetëm Italinë, po edhe për të fituar kampionatin, por në fund fitoi Italia.

Juventus nuk ka pësuar gol në 490 minuta të fundit në Champions (hera e fundit ishte 23 tetori i 2012, nga Nordsjaelland.

Sigurisht se nuk është se Juventusi kishte detyrën "më të vështirë të mundshme" kur e mposhti Celticun, por fitorja ndaj kampionit të Evropës (që e mposhti Bayernin në finalen e fundit midis Allianz Arena) me rezultat 3-0 tregon se Juventusi është në gjendje që dominimin e tij ta qoj përtej kufijve të Italisë.

1 comment:

  1. Na nevojitet forma me e mire e Pirlo Vidal Marchisio se bashku me krahet dhe mbrojtjen, dhe sulmi do te behet top me keta te tjeret. Juve nuk do te pranoje gol as keto dy ndeshje. 0-0/0-1 (loja e pare) dhe e dyte 1-0/2-0

    ReplyDelete