Nëpër forumet dhe blogjet e SEO-së po qarkullon lajmi se google ka bërë updaten e 25 të algoritmit "Panda", megjithëse akoma asgjë nuk është zyrtare.
Shumë persona po tregojnë se kanë vërejtur ndryshime të tyre në rankim, dhe kjo besohet
të ketë ndodhur për shkak të përditësimit të algoritmit.
Matt Cutts në një konferencë së fundmi ka lajmëruar për të premten (sot) ose të hënën përditësimin e algoritmit, dhe duket se ai është bërë sot.
Google akoma nuk ka treguar asgjë zyrtarisht, por mbetet të shihet në ditët në vijim se çfarë ndryshimesh kanë ndodhur në algoritëm.
No comments:
Post a Comment