Në ditët e sotshme informimi ka evoluar tejmase. Informimi nëpërmjet webit po avancon gjithjnë e më shumë, kundrejt mjeteve "klasike" (televizionit, radios, gazetave etj). Tashmë njerëzit po përdorin internetin
për të u informuar në lidhje me ngjarje të ndryshme.
Webfaqe, rrjete sociale, portale informative, janë vetëm disa nga format e informimit të vizitorëve dhe përhapjes së lajmit në ditët e sotshme.
Pikërisht, duke parë këtë interesim të madh për të u informuar online, janë hapur shumë portale, webfaqe informuese, fanpage etj.
Por, sa në të vërtetë janë kualitative këto faqe në tregun Kosovar? A ofrojnë ato mjaftueshëm gjërat që kërkon një vizitor?
Për mendimin tim në përgjithësi në informim online, tregu ynë lë shumë për të dëshiruar. Dhe, gjithë kjo fillon nga koncepti.
Formuesit e portaleve/faqeve informuese etj., hapin faqen e tyre si biznis. Pra, ky përceptim ka sjellur një gjendje në përgjithsi të mjerueshme të sferës së informimit online.
Dihet nga ekonomia po edhe nga jeta e përditshme se qëllimi parësor i çdo biznisi është fitimi. Kështu janë dhe mjetet tona të informimit online - qëllim parësor kanë fitimin dhe jo informimin. Po të ishte së paku një faqe serioze me pikëpamje tjetër, ku parësor do të kishte informimin, gjërat do të ishin ndryshe.
Në mjetet tona të informimit online, vërehet shumë hapur se ato postojnë artikuj që mund të nxisin debate, dhe në këtë formë të marrin vizita/like/share, apo artikuj që nuk është se janë shumë informativ, por që mund të sjellin vizita nga grup i caktuar i njerëzve (p.sh një lajm për Justin Bieber shumë lehtë mund të shpërndahet nga adoleshentë/fëmijë, por nuk është se i intereson shumë atyre që me të vërtetë duan të informohen se çfarë ndodh me jetën e Justin Bieber).
Në shumicën e portaleve të mëdha mund të vërejmë reklama të shumta (në disa me dhjetra-qindra). Ato qëllimit personal për fitim po ia arrijnë, por jo edhe qëllimin se pse ekzistojnë portalet.
E gjithë kjo situatë mund të reflektohet në zonën e debateve. Në rast se futemi në ndonjë postim të ndonjë portali që ka shumë komente, mund të vërehet gjuha, zhargoni, ashpërsia që përdoret kundrejt njëri-tjetrit apo dhe vet faqes, lajmit etj.
Në shumë aspekte faqet që ofrojnë informim kanë nevojë për përmirsim, dhe unë mezi pres të shoh një portal informativ Shqiptar të paanshëm, që për qëllim parësor të vetin do të kishte informimin e lexuesit, pra ta shohi së pari faqen në këndvështrimin e lexuesit, pastaj edhe në atë personal, ku do të gjente forma për të nxjerrë fitim.
No comments:
Post a Comment