![]() |
Veç ni ilustrim, po shumë relevant. |
Nejse, ma n'fund më erdh mundësia edhe inspirimi që me shkru, bile për ni temë jo pak relevante kohëve të fundit. Fjala është për ankesat e panumërta që shumë pronar të fanpageve po i kanë për shkak se reach organik i Facebook po bjen vazhdimisht.
Pra, tu e marrë parasysh që po ka shumë ankesa nga njerëzit se postimet e tyre nuk po shihen shumë, ose në News Feed të tyre nuk po shfaqen shumë postime, mendova me nda pak nga eksperienca ime në lidhje me këtë çështje.
Është fakt që reachi po bjen vazhdimisht, edhe nuk isha çudit nëse kish me vazhdu ky trend. Kjo për faktin se Facebook po mundohet që vazhdimisht me e rregullu algoritmin në atë formë që me u mundu me filtru sa ma shumë përmbajtjen që i shfaqet përdoruesit, tu e largu përmbajtjen që nuk i intereson, e në të njejtën kohë me përfitu për vete, duke i detyru faqet që me pagu për me u shfaq tek personat e ndryshëm.
(Relevante Facebook "njeh" Kosovën, reklamat na knaqën)
Shumë përdorues po ankohen. Ata po e kërkojnë të drejtën (me të drejtë) që me vendosë vet çka i shfaqet e çka jo. Gjithmonë ka ni arsye pse e pëlqejmë ndonjë faqe, ose e shtojmë ndokë si shok në rrjetin më të madh social në botë, aktualisht. Përdoruesit është mirë me vendos vet se çka i shfaqet e çka jo, pasi edhe për këtë i janë ofruar opsione të shumta.
Por, (feeling si Hashim Thaçi) nëse Facebook kish me leju një gjë të tillë, hapsirat për me përfitu materialisht, ishin ngushtu jo pak. Sot shuma jo të vogla parash po paguhen nga bizneset, politikanët, klubet, shoqatat (etj etj etj) për promovime personale e biznesore. Andaj, Facebook duhet me determinu vet se çka të shfaqet e çka jo, duke u mundu me thënë se "une e di se çka është më mirë për ty".
Mirë, po çka është forja? Qysh me marrë sa ma shumë reach organik?
Tash është fakt se vështirë është me depërtu. Shumë vështirë. Hidhni ni vështrim faqeve të mëdha, ose shqiptare, ose të huaja, që dikur mirrnin pëlqime, komenet, e interakcione të panumërta me fansat. Ose, kur i kanë linkat me bit.ly, vendosjani një plus në fund edhe matjani klikimet. Krahasoni me të kalumen. Puna është jo mirë, për faqet.
Me folë realisht, shpresat që situata ka me u përmirësu në këtë aspekt, janë shumë të vogla. Nëse don me depërtu shpejt e fuqishëm, duhesh me investu shuma të mëdha parash. Vazhdimisht.
Kjo për faktin se Facebook e ka në strategjinë e vet afatgjate që me mbrojtë news feed-in, hapsirën ku neve na shfaqen postimet, në periudha afatgjate. Pra, mos me e irritu përdoruesin që me ju shfaqë gjithçka, Facebook po donë me filtru sa ma shumë këtë hapsirë. Mirëpo, në periudhë afatshkurtër, kjo gjë po ka shumë efekte negative dhe reagime të panumërta. Jo pak njerëz janë zotu se jonë tu e braktisë, ose dojnë me braktisë së shpejti këtë rrjet social.
Nejse. Prej përvojës personale, duke qenë se po vazhdoj aktivisht me u marrë me fanpage edhe me gjeneru reach organik e trafik në jo pak projekte, mundem me konkludu se përmbajtja që i ofron lexuesit mbetet primare.
Krejt forja është te suksesi që e arrin me të parët qe ke kontakt.
Po e marrim se e ke në pronësi një faqe me 15,000 pëlqime, e për çdo postim që e bën reachi "normal" që e merr, është 300-400. Këta 300-400 po i quajmë "persona startues". Esenca e përmbajtjes është, se a ke arritë që me ata 300-400 persona me kriju interakcion.
Sa ke arritë që personat startues me i bë me kliku "Like", "Share", ose me komentu. Ose edhe me kliku linkun.
Nëse ke arritë që me tërheq vëmendjen e kësaj mase, Facebook detyrohet me shfaqë postimin tek më shumë persona. "Nuk ka qare", për shkak se përmbajtja jote ka arritë me tërhek vëmendjen e shumicës së atyre që e kanë pa postimin.
Ideja ime në këtë rast është që mos me anku, por me eksperimentu. Jo me postu çka ti mendon se është interesant, por atë që e tërheq lexuesin. Jo gjithmonë me qenë serioz me të edhe me kërku që ai me kliku në link. Jepi ni arsye. Jepi diçka në këmbim. Kërko nga ai që me qenë aktiv në faqe, po në këmbim ofroi përmbajtje që ai ka nevojë me pa prej teje.
Eksperimento. Vet fakti që Facebook po filtron përmbajtje, duhet me të gëzu në nifar mase. Personalisht po e marr si sfidë. Kjo sfidë, po më pëlqen shumë. E marr me shumë kënaqësi, për faktin se e di se tash, jo gjithkush ka me mbërri me gjeneru trafik apo përfitime nga Facebooku. Me shpresë, kjo gjë ka me kriju një fushë të re të vendeve të punës edhe në vendin tonë, tu e ditë që tash ka me pasë nevojë për dikë që mirret ekskluzivisht me punën e analizës se si duhet me u sjellë me përcjellësit e faqes..
Mos harroni. "Krejt forja" është tek personat startues. Krijoni interakcion me ta, keni me i vërejt efektet. Suksese me faqen tuaj në Facebook.
Bravo për artikullin. Mendoj që je kanë shumë i qartë dhe ke tregu me shembuj shumë konkret.
ReplyDeleteVeç këtë punën me ja shtu "plusin" në fund të bitly nuk po më bon: unë e provova me e shtu frazën "plus" në fund të 1 URL-je të shkurtume me bity, edhe me e shtu simbolin "+", po me asnjanin nuk më boni. A munesh me kallxu ma mirë të lutna?
Faleminderit.