![]() |
Blogu im personal tejkalon 20,000 shfletime që nga koha kur e kam hapur (Marsi 2013) |
Pas kaq shumë kohësh, kur i pash afër 20,000 pageviews (shfletime), që për një blog personal mendoj nuk janë pak, mendova që të bëj një ndryshim të dizajnit, duke qenë kështu më i drejtë edhe me shfletuesit. Kështu, kur e kalova numrin e 20,000 shfletimeve, e ndryshova dizajnin e faqes, me një template krejt tjetër. (Sa i përket vizitave unike, nuk kam informacione të sakta, pasi që Google analytics e kam instaluar me vonesë. Megjithatë vlersoj se numri i vizitave unike është diçka më shumë se 10,000.)
Blogun personal e kam hapur për disa qëllime, por ndër qëllimet kryesore ishte një hapsirë ku të shprehja veten, të komunikoja me miqtë e mi si dhe të e testoja veten me renditje në makinat e kërkimit. Kjo e fundit ka ndikuar shumë në marrjen e vizitave për blogun. Mes tjerash vizita kam pasur nga rrjetet sociale, pas komunikimeve të shumta me miq, dhe publikimeve të ndryshme që kanë tërhequr vëmendje të gjërë e janë shpërndarë jo pak.
Dua të i falenderoj të gjithë atyre që e vizituan blogun dhe që e kanë parë të arsyeshme që atë të e ndajnë me të tjerët për arsye të ndryshme. Shpresoj që dizajni i ri të ju pëlqej, e të vazhdoni përkrahjen e vizitat tuaja në blog.
No comments:
Post a Comment