![]() |
Pyetja që i drejtova Matt Cutts, dhe që rastësisht u publikua nga ai. |
Në fakt, kur e parashtrova pyetjen, nuk është se prita që të përzgjidhet pyetja ime (marrë parasysh numrin e madh të pyetjeve që merr çdo ditë Google për çështje të ndryshme), megjithëse një fije shprese të vogël kisha, duke e ditur se pyetja dukej tejet "provokative", edhe pse ndoshta jo e formuluar shumë mirë.
Kaloi mëse 1 muaj e gjysëm pas parashtrimit të pyetjes, dhe unë tashmë e kisha harruar fare faktin se ajo pyetje ekziston. Kur, përderisa isha jashtë shtëpisë, rastësisht nëpërmjet telefonit e pash faqen e "Digjitale" në Facebook që e shpërndau një link(video), me përshkrimin që i përkonte pyetjes që unë bëra, dhe në "fotografinë e vogël" të linkut e pashë Matt Cutts, pikërisht, personin të cilit unë edhe i drejtova pyetjen. Isha i gëzuar, sepse mendova se më në fund mund të ndodhte një lajm i mirë për Shqipërinë, por fatkeqësisht në ambientin ku isha e kisha të pamundur të dëgjoja atë që ai fliste në video, megjithatë e shpërndava linkun në profilin tim.
Kur erdha në shtëpi, u futa menjëherë online dhe e shikova videon. Në ato momente kisha "ndenja të përziera". Ndjehesha i lumtur, sepse mes gjithë atyre pyetjeve, ai zgjodhi timen për të u përgjigjur për videon, dhe që sigurisht se kjo në një mënyrë a tjetër do të riste interesimin e Googles kundrejt Shqipërisë. Poashtu, i lumtur sepse isha mëse i sigurt se mënyra të tilla janë shumë më efektive, se sa peticionet online, apo format e tjera që deri më tash ishin përdorur për të arritur që çështja e Shqipërisë të adresohej tek Google.
Megjithatë, ndjehesha edhe "i mërzitur" ndoshta (për momentin nuk po gjej fjalë më adekuate), për shkak se Matt Cutts nuk dha një përgjigje direkte për Shqipërinë. Ai përmendi blerjen e domainit Google.al (që u bë shumëëëëëëëëëëëëë vonë!!!), përmendi Doodle për pavarsinë e Shqipërisë (por, që në fakt kjo doodle shfaqej vetëm për vizitorët në Shqipëri, kurse shumica e Shqiptarve mendonin e akoma mendojnë se ishte globale), përmendi se Google po punon që të përmirësohen shërbimet që ofron për Shqipëtarët, dhe premtoi se do të i jepte një shtysë kësaj pune. Por, nuk iu përgjigj pyetjes - PSE? Pse duhej që të prsnim kaq gjatë që Google të i kushtoj vëmendje Shqipërisë?

Gjithsesi, nuk dua të shfaq pesimizëm. Ndjenja e gëzimit ishte shumë herë më e madhe se sa ajo e mos-besimit, konfuzionit dhe pesimizmit që mund të shfaqej tek unë për këtë çështje. Për dallim nga herët e tjera, Matt-i këtë herë më është dukur shumë më bindës, dhe besoj shumë fort se ky do të jetë një fillim i ri për Shqipërinë në botën e internetit në përgjithësi.
Për fund, dua të ju falenderoj të gjithëve për mesazhet që më dërguat, dhe të falenderoj mediat e ndryshme që i kushtuan rëndësi dhe interesim kësaj pune, përfshirë Digjitale, Telegrafi-n, e shumë e shumë media tjera online (përfshirë disa portale e blogje të huaja), dhe dua të shpresoj që Google do të veprojë shumë shpejtë, që të përmirësojë ambientin dhe të i lehtësojë punën bizneseve dhe pronarëve të webfaqeve në shumë aspekte.
Me Respekt
Dardan Hasku.
Me Respekt
Dardan Hasku.
No comments:
Post a Comment