![]() |
Targetimi i Kosovës në reklamim |
Për të kërkuar opinionin e tij në lidhje me çështjen, kontaktova edhe Çelik Nimanin, menaxher me përvojë dhe gazetar në industrinë e IT-së për më shumë se 7 vite. Ai mes tjerash më tha:
Facebook Ads që së fundi ka përfshi si gjeolokacion për targetim edhe Kosovën, ështe një mundësi shtesë për bizneset e Kosovës që të targetojnë klientët që gjenden në këtë rrjet.
Kjo mundësi tashmë ka filluar të pëdoret mjaft mirë nga përdorues të shumtë të këtij rrjeti social, pasi postime të shumta të etiketuara si "të sponzoriuzuara" nga vet Facebook (sidomos nga politikanët) po shfaqen me të madhe tek përdoruesit Kosovar.
![]() |
Source: Valon Badivuku | Optimist me përvojë |
Tash shtrohet pyetja: ku po i marrin zyrtarët e lartë qeveritar, deputetët, e fytyrat tjera publike paratë për të bërë promovime të tilla? Sa pagoi Kryeministri i Kosovës që të merr mbi 30,000 pëlqime/like për rreth 1 javë? Me çfarë para u paguan ato like?
Këto gjëra janë jo pak të rëndësishme. Madje shumë më të rëndësishme se përdorimi i çdo statusi të një institucioni në Facebook për të u bërë lajm. Në Shqipëri psh., 2 politikanët më të njohur kanë facebook tash e sa kohë, e mediat atje rrallë i bëjnë postimet e tyre lajme. E edhe kur i bëjnë, i citojnë si pjesë e lajmit, e jo të e bëjnë lajm një status të tërë në një rrjet social.
Por nuk po mungojnë investimet as prej politikanëve të cilët në publik pretendojnë rekorde likes a në fakt nëse shikoni më mirë do të shihni se ata paguajnë për marketing në këtë platformë... rasti i fundit Kryeministri i Kosovës, pastaj zv. Kryeministri Bexhet Pacolli, më pas Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, etj. Këto janë përfitime realisht personale pasi që pagesat po shkojnë në llogari personale të personave zyrtarë, kurse nesë nesër ata zëvendësohen atëherë këto shpenzime në marketing do të jenë private dhe jo investime shtetërore që mund të trashëgohen në qeverinë tjetër.U shpreh Çeliku, shkurtimisht në lidhje me vendimet e qeverisë për investime digjitale në rrjetin që kinse njohu Kosovën.
Një tjetër fakt interesant është se reklamat akoma nuk po targetohen si duhet. P.sh, produkte të femrave mund të targetohen shumë lehtë që të i shfaqen vetëm femrave, produkte për të rinjë mund të i shfaqen vetëm një moshe të caktuar (që ju e specifikoni), mund të kombinohen mosha me gjininë. Mund të reklamoni në bazë të faqeve që personat që ju doni ta shfaqni reklamën e kanë pëlqyer.
Ja një shembull konkret.
![]() |
Targetimi i audiencës |
Kjo do të "ngushtonte" pak numrin e njerëzve ku reklama do të shfaqej, por ama do të më ipte mundësi më shumë që reklama të jetë efektive, sepse do të shfaqet tek njerëz që me të vërtetë do të ishin në gjendje të pëlqenin atë që ofroj. Nëse do të e bëja targetimin më të përgjithshëm, atëherë faqja/postimi vërtetë që do të shfaqej tek një grup më i madh i njerëzëve, por nuk do të kishte efekt, pasi që do të injorohej në masë të madhe, duke harxhuar kështu buxhetin që unë kisha në reklamim. Kështu do të duhej të vepronin të gjitha bizneset/individët. Kështu shpresoj se do të veprohet në të ardhmen e afërt.
Pra, për të përmbledhur gjithë atë që u shkrua - Lejimi që Kosova të targetohet si lokacion është hap mjaft i mirë për ata që dëshirojnë të promovojnë personalitetin/produktin/biznesin; kjo gjë iu "shpërblye" Facebookut pasi që kjo mundësi po përdoret mjaft shumë; duhet të qartësohen burimet e të ardhurave të cilat i përdorin fytyrat publike që kanë lidhje direkte/indirekte me taksat tona për të promovuar veten; bizneset/individët duhet të targetojnë më mirë audiencën ku duan ta shfaqin produktin e tyre.
No comments:
Post a Comment